Investimi im

Dëshironi që të hollat që keni kursyer ti keni të sigurta dhe ti shtoni, por nuk di si të veproni? Sigurimi i jetës i jonë Investimi im do ju mundësojë Juve që të mbroni në mënyrë cilësore jetën tuaj dhe jetën e njerëzve tuaj më të dashur, dhe njëkohësisht të shtoni të hollat.

Në momentin kur interesi për depozitat me afat në banka është gjithnjë më i ulët, investimi në sigurimin e jetës po bëhet gjithnjë e më shumë një formë kursimi konkurrente në lidhje me bankat, dhe natyrisht, me i sigurt në lidhje me ruajtjen e të hollave në shtëpi. Produktin Investimi im e krijuam vetëm për ata, të cilët dëshirojnë që krahas sigurimit të jetës, të kursejnë në mënyrë të sigurt.

Karakteristikat kryesore:

  • Me këtë produkt mund të sigurohen të gjithë personat nga mosha 14 deri në 75 vjeç.
  • Primi paguhet njëherësh, dhe shuma minimale e pagesës është 1.000 EURO.
  • Afati i sigurimit mund të jetë nga 1 deri në 10 vjet.
  • Krahas këtij sigurimi nuk mund të lidhet sigurim shtesë.
  • Sigurimi mbulon rastet e sigurimit si më poshtë: mbijetesë – paguhet shuma e sigurimit dhe fitimi i llogaritur; dhe vdekje – paguhet shuma e sigurimit dhe fitimi i llogaritur deri në atë moment.

 

SHEMBULL

Gjinia

Mashkull Femër

Mosha e të siguruarit

40 vjeç

Afati i sigurimit

10 vjet

Primi vjetor

10.000 €

10.000 €
Shuma e siguruar 11.630 € 11.645 €