Sëmundjet malinje

Mendoni në kohë dhe i siguroni vetes një mbështetje financiare atëherë kur Ju ta keni më të nevojshme

Sëmundjet malinje përbëjnë një nga rreziqet më të mëdha shëndetësore të kohës sotme. Në Mal të Zi në një vit sëmuren më shumë se dy mijë persona, dhe regjistrohen dhe rreth 20 raste të reja të fëmijëve të sëmurë me sëmundje malinje.

Kur një person diagnostikohet me sëmundje malinje, atij dhe familjes tij i ndryshon në mënyrë drastike mënyra e jetesës. Me Wiener Stӓdtische Sigurim Shtesë, mund t’i siguroni vetes dhe personave tuaj më të afërt pagimin paraprak të shumës së sigurimit të kontraktuar në rast diagnoze me tumor malinj të të siguruarit, në një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë, gjë që do ta ndihmojë pacientin që:

  • të fillojë në kohë mjekimin,
  • të paguaj shpenzimet mjekësore të cilat nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor kombëtar
  • të organizojë dhe të paguaj trajtime mjekësore urgjente,
  • të sigurojë mbulimin e shpenzimeve indirekte të lindura, siç janë shpenzimet për udhëtimet e shpeshta , shpenzimet nga mungesat në punë dhe kujdesi për fëmijët gjatë mjekimit.
  • të përballojë me lehtësi ndryshimin e mënyrës së jetesës dhe stilin e jetës.

Me një fjalë, ky produkt i jep shpresë të siguruarit dhe familjes tij që edhe përkundër diagnozës, mjekimi do të jetë i suksesshëm dhe që në fund do t’i kthehet jetës normale

Shuma e sigurimit në rastin e diagnozës me tumor malinj mund të jetë deri në 30.000€, dhe mund të jenë të siguruar të gjithë personat e shëndetshëm me moshë 18 do 75 vjeç. Më shumë për kushtet  e sigurimit mund të njiheni në linku.

Një përfitim shtesë i këtij programi është që, krahas të siguruarit, dhe kjo pa paguar prime shtesë, mund të sigurohen edhe fëmijët e tij me moshë nga 3 deri 18 vjeç, me 30% te shumës së sigurimit të të siguruarit kryesor për çdo fëmijë të regjistruar.

Sigurimi shtesë për personin me sëmundje malinje mundtë bëhet në kombinim me ndonjë nga programet e tjera të kursimit, ose me programin Riziko me shumë sigurimi fikse.

SHEMBULL

Gjinia

Mashkull Femër

Mosha

40 vjet

Shuma e sigurimit

10.000 €

10.000 €
Primi vjetor 22,46  € 42,20 €
Kësti mujor i primit 1,87 € 3,52 €