Sigurimi Classic

Të gjithë duam të ndihemi të sigurt dhe të përkujdesur, por jeta është me shumë të papritura. Bota rreth nesh ndryshon me shpejtësi, e edhe rreziqet për jetën dhe shëndetin tonë rriten. Prandaj është e rëndësishme që të mendojmë në kohë për të ardhmen. Duke paguar sigurimin e jetës, do të pakësojmë pasojat nga ngjarjet e padëshiruara, duke investuar të hollat tona në mënyrë të mençur dhe duke i siguruar vetes një gjumë të qetë.

Sigurimi Classic është një sigurim i kombinuar i jetës, i cili Ju ofron njëkohësisht mundësi për të kursyer për të ardhmen dhe siguruar jetën në rast vdekjeje, në mënyrë që të jeni të sigurt që në një situatë të padëshiruar, anëtarët e familjes tuaj të kenë përkujdesje. 

Njëkohësisht edhe kurseni, edhe jeta Juaj është e siguruar.

Me sigurimin Classic kurseni të holla për një moshë më të pjekur dhe krijoni një kapital, me të cilin do të ndiheni të sigurt.

Krahas këtij sigurim mund të bëhet kontratë shtesë edhe për Sigurim shtesë në rast ndërhyrjesh kirurgjikale, Sigurim për sëmundje kritike dhe Sigurim nga aksidentet.

Krahas kontratës për sigurim shtesë në rast vdekjeje nga një aksident, përfituesi i sigurimit përfiton dyfishin e shumës së sigurimit në qoftë se ndodh ngjarja e sigurimit, ose trefishin e shumës së sigurimit, në qoftë se kontrata për këtë Sigurim shtesë përsëritet edhe një herë.

KUSHTET E SIGURIMIT

  • I siguruar mund të ketë moshë nga 14 deri në 65 vjeç

 

  • Kontrata mund të lidhet të paktën për 10 vjet, dhe e shumta deri në 25 vjet
  • Primi minimal 300 € në vit

Nëse pagesa e primeve për kontratat e reja realizohet nëpërmjet urdhërxhirimit të përhershëm tek ndonjë nga bankat komerciale, klienti është i çliruar nga shuma shtesë për këstet e pages primit vjetor. Gjithashtu, në këtë mënyrë pagesa e mujore primit është dukshëm komforte për kontraktuesin e sigurimit.

Në vazhdim mund të merrni kushtet e sigurimit, të cilat janë në fuqi momentalisht. Për të gjitha versionet e mëparshme të kushteve të sigurimit, ju lutemi të na kontaktoni: office@wiener.co.me .

Kushte të përgjithshme të sigurimit të jetës

Kushte shtesë të sigurimit Classic të kombinuar të jetës

 

Formularët për njoftimin e ngjarjes së sigurimit mund ti merrni këtu.

 

SIGURIMI SHTESË

Sigurimi shtesë për rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale

Ky lloj sigurimi siguron kompensimin e shpenzimeve për ndërhyrjet kirurgjikale në rast të shfaqjes të një sëmundjeje, e cila nuk ishte identifikuar përpara lidhjes së kontratës, ose në rast aksidenti. Atë mund ta lidhni njëkohësisht me kontratën për sigurimin e jetës dhe për të njëjtën periudhë kohore. Në qoftë se gjatë periudhës së sigurimit ndodhin disa ndërhyrje kirurgjikale, kompensimi paguhet për secilën ndërhyrje, deri në madhësinë e shumës së sigurimit sipas kontratës.

Sigurimi për sëmundjet kritike

Krahas programit Classic, si shtesë mund të lidhet dhe sigurimi për sëmundjet kritike

Në qoftë se diagnostikohet ndonjë nga sëmundjet që mbulohen me këtë sigurim*, të siguruarit i paguhet shuma e sigurimit në mënyrë që atij t’i sigurohet një mjekim i domosdoshëm dhe t’i mbulohen shpenzimet potencialisht të mëdha.

Ky sigurim mbulon edhe përkujdesjen e përhershme të domosdoshme.

Me këtë sigurim, sigurimi bazë i jetës nuk ndërpritet, veç vazhdon me të njëjtën shumë sigurimi

*Me sigurimin shtesë për sëmundjet kritike mbulohen sëmundjet si më poshtë: tumoret malinje, infarkti akut i miokardit, bajpasi – operacioni i arterieve koronare, insuficienca kronike e veshkave, transplantim organesh, kuadriplegjia, insulti cerebrovaskular dhe verbimi i plotë.

Sigurimi nga aksidentet

Në qoftë se të siguruarit i ndodh një aksident (aksident automobilistik, dëmtim në punë, rrëzim...) për shkak të të cilit mbetet invalid për gjithë jetën, ky sigurim shtesë siguron pagimin e shumës së sigurimit ose një pjesë të shumës së sigurimit, në varësi nga shkalla e invaliditetit, si dhe kompensimin për ditët e shtrimit në spital.

Sigurimi në rast vdekjeje gjatë aksidentit

Me kontratën e sigurimit në rast vdekjeje gjatë një aksidenti, përfituesi përfiton dyfishin e shumës së sigurimit në qoftë se ndodh ngjarja e sigurimit, ose trefishin e shumës të sigurimit, në qoftë se kontrata për këtë sigurim shtesë përsëritet edhe një herë.

 

SHEMBULL

Mashkull 30 vjeç, kontratë për 25 vjet

Primi vjetor

500 €

Primi mujor*

41,67 €

Shuma e sigurimit**

13.746 €

 

Femër 30 godina, kontratë për 25 vjet

Primi vjetor

500 €

Primi mujor*

41,67 €

Shuma e sigurimit**

13.988 €

 

* Primi mujor sipas marrëveshjes për pagesë me anë të urdhërxhirimit të përhershëm
** Shuma sigurimit në fjalë do të rritet për fitimin e logaritur.