Sigurimi Futura

Me sigurimin Futura mund të siguroni mjete financiare për shkollimin e fëmijës Tuaj. kurse për vete një të ardhme të sigurt dhe një pleqëri pa halle. Përparësia e këtij lloj sigurimi rrjedh nga fakti që ai në vetvete përmban elemente kursimi, që realizohen duke veçuar për një periudhë afatgjatë një shumë sipas zgjedhjes Tuaj.

Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta dhe për këtë arsye duhet ta mbrojmë atë me kohë dhe në mënyrë cilësore.

Sigurimi Futura është një kombinim i sigurimit të jetës me afatin e përcaktuar të pagimit të shumës së sigurimit, i cili Ju ofron njëkohësisht edhe mundësinë për të kursyer për të ardhmen edhe sigurimin e jetës në rast vdekjeje, në mënyrë të tillë që të jeni të sigurt që, në një situatë të padëshiruar anëtarët e familjes Tuaj të kenë përkujdesje. Me të skaduar afati i sigurimit, të siguruarit i paguhet shuma së bashku me shumën e fitimit të logaritur.

Në rast vdekjeje të të siguruarit gjatë periudhës së sigurimit, shuma e sigurimit sipas kontratës në rast vdekjeje dhe fitimi i realizuar deri në atë moment do t’i paguhen përfituesit të sigurimit me të mbaruar kontrata.

 

KUSHTET E SIGURIMIT

  • I siguruari mund të ketë moshën nga 14 deri në 65 vjeç
  • Kontrata mund të lidhet e pakta për 10 vjet, dhe maksimumi për 25 vjet
  • Primi minimal 300 € në vit

Nëse pagesa e primeve për kontratat e reja realizohet nëpërmjet urdhërxhirimit të përhershëm tek ndonjë nga bankat komerciale, klienti është i çliruar nga shuma shtesë për këstet e pages primit vjetor. Gjithashtu, në këtë mënyrë pagesa e mujore primit është dukshëm komforte për kontraktuesin e sigurimit

Në vazhdim mund të merrni kushtet e sigurimit, të cilat janë në fuqi momentalisht. Për të gjitha versionet e mëparshme të kushteve të sigurimit, ju lutemi të na kontaktoni: office@wiener.co.me .

 

Kushte të përgjithshme të sigurimit të jetës

Kushte shtesë për programin Futura të sigurimit të jetës

Formularët për njoftimin e ngjarjes së sigurimit mund ti merrni këtu.

 

SIGURIMI SHTESË

Sigurimi shtesë për rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale

Ky lloj sigurimi siguron kompensimin e shpenzimeve për ndërhyrjet kirurgjikale në rast të shfaqjes të një sëmundjeje, e cila nuk ishte identifikuar përpara lidhjes së kontratës, ose në rast aksidenti. Atë mund ta lidhni njëkohësisht me kontratën për sigurimin e jetës dhe për të njëjtën periudhë kohore. Në qoftë se gjatë periudhës së sigurimit ndodhin disa ndërhyrje kirurgjikale, kompensimi paguhet për secilën ndërhyrje, deri në madhësinë e shumës së sigurimit sipas kontratës.

Sigurimi për sëmundjet kritike

Krahas programit Classic, si shtesë mund të lidhet dhe sigurimi për sëmundjet kritike

Në qoftë se diagnostikohet ndonjë nga sëmundjet që mbulohen me këtë sigurim*, të siguruarit i paguhet shuma e sigurimit në mënyrë që atij t’i sigurohet një mjekim i domosdoshëm dhe t’i mbulohen shpenzimet potencialisht të mëdha.

Ky sigurim mbulon edhe përkujdesjen e përhershme të domosdoshme.

Me këtë sigurim, sigurimi bazë i jetës nuk ndërpritet, veç vazhdon me të njëjtën shumë sigurimi

*Me sigurimin shtesë për sëmundjet kritike mbulohen sëmundjet si më poshtë: tumoret malinje, infarkti akut i miokardit, bajpasi – operacioni i arterieve koronare, insuficienca kronike e veshkave, transplantim organesh, kuadriplegjia, insulti cerebrovaskular dhe verbimi i plotë.

Sigurimi nga aksidentet

Në qoftë se të siguruarit i ndodh një aksident (aksident automobilistik, dëmtim në punë, rrëzim...) për shkak të të cilit mbetet invalid për gjithë jetën, ky sigurim shtesë siguron pagimin e shumës së sigurimit ose një pjesë të shumës së sigurimit, në varësi nga shkalla e invaliditetit, si dhe kompensimin për ditët e shtrimit në spital.

Sigurimi në rast vdekjeje gjatë aksidentit

Me kontratën e sigurimit në rast vdekjeje gjatë një aksidenti, përfituesi përfiton dyfishin e shumës së sigurimit në qoftë se ndodh ngjarja e sigurimit, ose trefishin e shumës të sigurimit, në qoftë se kontrata për këtë sigurim shtesë përsëritet edhe një herë.

 

SHEMBULL

 

Mashkull 30 vjeç, kontratë për 25 vjet

Primi vjetor

500,00 €

Primi mujor*

41,67 €

Shuma e sigurimit**

13.924 €

 

Femër 30 vjeç, kontrata për 25 vjet

Primi vjetor

500,00 €

Primi mujor*

41,67 €

Shuma e sigurimit **

14.075 €

* Primi mujor sipas marrëveshjes për pagesë me anë të urdhërxhirimit të përhershëm
** Shuma sigurimit në fjalë do të rritet për fitimin e logaritur.