Vienna Insurance Group

Ky grup operon në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) më shumë se 25 vjet dhe është një nga grupimet e sigurimit në rajon në rang lideri. VIG ka realizuar më shumë se 9.1 miliard euro në primet në vitin 2016, gjë që e bën atë grupimin kryesor të sigurimit në tregjet më të rëndësishme të tij. Ky grupim, me afërsisht 25.000 punonjës dhe rreth 50 kompani në 25 shtete, ofron një portfolio të madh produktesh dhe shërbimesh në të gjitha segmentet e biznesit të vet (sigurim i pronës dhe sigurime nga fatkeqësitë, sigurim i shëndetit dhe i jetës) që janë të orientuara sipas të nevojave të klientëve. 

ZGJERIMI I BIZNESIT NË EVROPËN QËNDRORE DHE LINDORE

Fillimet e VIG-ut në Austri shtrihen në të kaluarën që nga viti 1824. Që atëherë, kjo kompani u rrit nga një firmë sigurimi lokal në një grup kryesor ndërkombëtar sigurimesh. Wiener Städtische ka filluar ekspansionin në nivelin ndërkombëtar. Në vitin 1990 ajo i bë një nga kompanitë evropianoperëndimore të sigurimeve që vuri re mundësinë e zhvillimit të Evropës Qendrore e Lindore dhe e shfrytëzoi këtë rast që të futej në tregun e ish Çekosllovakisë. Në 25 vitet e ardhshme vazhduan një sërë zgjerimesh, duke përfshirë Hungarinë (1996), Poloninë (1998), Kroacinë (1999) dhe Rumaninë (2001). Mbas hyrjes në tregun e Moldavisë në vitin 2014, VIG-u tani operon në gjithsej 25 shtete.

NUMËR NJË NË TREGJET E VETA MË TË RENDËSISHME

Tregjet më të rëndësishme të VIG-ut janë: Austria, Çekia, Sllovakia, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Serbia dhe Ukraina. Pjesëmarrja në treg në masën mbi 18% në mënyrë të padiskutueshme e bën VIG-un Kompaninë e sigurimit numër një në këtë grup shtetesh.

Vendimi strategjik që u mor në vitin 1990 për të zgjeruar biznesin në Evropën Qendrore dhe Lindore, rezultoi të ishte me shumë sukses. Në vitin 2016, rreth gjysma e primeve gjithsej të VIG-ut në vlerën prej 9,1 miliardë euro, u realizua në tregjet e Evropës Qendrore e Lindore. VIG-u beson që rritja ekonomike e këtij rajoni, si dhe kërkesa për sigurime, do të vazhdojë të shtohen.

Me vendimin për ta transferuar në Çeki selinë për risigurimet, VIG Re (themeluar në vitin 2008), grupimi VIG tregoi se sa i rëndësishëm është për të rajoni i Evropës Qendrore e Lindore, si treg me potencial të madh rritjeje. 

AFËRSIA E KLIENTËVE ËSHTË AVANTAZHI I VIG-UT NË 25 TREGJE

Suksesi i VIG-ud para së gjithash bazohet në bizneset lokale dhe afërsinë me klientët. Kjo gjë duket në lidhjen rajonale të kompanive të VIG-ut dhe në spektrin e gjerë të kanaleve distributore. Grupimi në mënyrë të ndërgjegjshme mori vendimin që të mbështetet në brendet rajonale ekzistuese që kompania i futi si pjesë e Vienna Insurance Group. Suksesi i VIG-ut si grupim korporativ qëndron si në fuqinë e të gjitha këtyre brendeve veç e veç, ashtu edhe në dijet e profesionalizmin e rreth 50 kompanive të këtij grupimi.

ÇELËSI I SUKSESIT TË VIG-UT QËNDRON NË AKTIVITETIN E TIJ KRYESOR

Aktivitetet e VIG-ut janë shumë të orientuara në aktivitetin kryesor – biznesin e sigurimeve. Ai operon si një sigurues i begatë dhe serioz shumë i ndërgjegjshëm për rrezikun. Siguria, besimi dhe solidariteti janë cilësitë që kontribuojnë në këtë Grupim jo vetëm në marrëdhëniet me klientët, por edhe partnerët në biznes, të punësuarit dhe aksionarët. Karakteristikat pozitive siç janë sinqeriteti, integriteti, diversiteti, mundësitë e barabarta dhe orientimi ndaj nevojave të klientëve, përbëjnë themelin e vendimeve të biznesit të VIG-ut.

Efekti i kësaj qasjeje kryesore shihen në strategjinë e saj të rritjes së qëndrueshme në vazhdimësi, si dhe të aftësisë së shkëlqyer kreditore. Zhvillimin e VIG-ut e ka pohuar edhe Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Aftësisë Kreditore Standard & Poor’s, e cila e vlerësoi këtë Grupim me notën A+ me perspektivë të qëndrueshme për një sërë vitesh të ardhshme. Si rezultat i kësaj, VIG-u ka vlerësimin më të mirë nga të gjithë kompanitë në ATX, që është indeksi kryesor i Bursës së Vjenës.

GRUPIMI VIG DHE ERSTE ËSHTË NJË EKIP I FUQISHËM

Grupimi Erste ka lidhje të forta me Austrinë dhe është një nga grupimet bankare kryesore në Evropën Qendrore e Lindore. Grupimi VIG dhe Erste e kanë lidhur partneritetin strategjik në vitin 2008, nga i cili të dy kanë leverdi në rajon: filialet e grupimit Erste grupacije distribuojnë produktet e sigurimit të VIG-ut, dhe në këmbim, kompanitë e grupimit VIG ofrojnë produktet bankare të grupimit Erste. 

POLITIKA E GRUPIMIT ËSHTË QË DIVIDEDNDËT TË JENË TË QËNDRUESHËM

VIG është kuotuar në Bursën e Vjenës që nga tetori i vitit 1994 dhe tani është një nga shoqëritë kryesore në segmentin „Prime Market“ të Bursës Vjeneze të Letrave me Vlerë. Kjo Kompani ka një politikë tërheqëse të dividendëve që aksionarëve i ofron dividendë të paktën 30% të fitimit të Grupimit (Pas zbritjes së tatimeve dhe të pjesëve aksionarëve të vegjël). 

Kuotimi i VIG-ut në Bursën e Letrave me Vlerë të Pragës në shkurt të vitit 2008, gjithashtu tregon rëndësinë e madhe që Evropa Qendrore dhe Lindore si zonë ekonomike i kushton këtij Grupimi. Si dhe në Bursën e Vjenës ashtu edhe në atë të Pragës, VIG-u është një nga shoqëritë kryesore.

Rreth 70% e aksioneve të VIG-ut është në pronësi të aksionarit kryesor Wiener Städtische Versicherungsverein. Aksionet e tjera janë të disponueshme për tregtim të lirë.  

PUNËDHËNËS I DËSHIRUAR NË AUSTRI DHE NË EVROPËN QENDRORE DHE LINDORE

Krahas kësaj, që është kompania siguruese numër një në fushën e produkteve të sigurimit, VIG gjithashtu dëshiron që të jetë një punëdhënës i zgjedhur që tërheq punonjësit më të talentuar e më të zgjuar. Njohja dhe zhvillimi i aftësive individuale të të punësuarve është prioriteti kryesor në menaxhimin modern të burimeve njerëzore të kompanisë. Diversiteti shihet si shans, dhe kjo është jeta e përditshme e VIG-ut. Grupimi gjithashtu i kushton një rëndësi të veçantë krijimit të një ambienti që promovon zhvillimin e punonjësve të vet. Kjo gjë ekziston për shkak se Vienna Insurance Group është i ndërgjegjshëm që suksesi i tij bazohet në përkushtimin e afërsisht 23.000 punonjësve.

Më shumë informacione për Vienna Insurance Group janë në dispozicion në www.vig.com, ose në Raportin Vjetor të Grupimit VIG.